Era dridh publikun në Shkup (VIDEO)

Këngëtarja më e famshme dhe më e ndjekur për momentin në Kosovë, Era Istrefi mbrëmë ka pasur një paraqitje pompoze në Shkup.

Përgjatë një koncerti që mbante DJ i famshëm botëror, DJ David Guetta, këngëtarja kosovare ka përformuar me këngën tashmë identifikuese të saj, “Bon Bon”, transmeton Koha.net.

Ende pa filluar të këndojë, turma kanë filluar të thërrasin emrin e saj e më pas ritmet e këngës kanë kapluar masën duke dridhur arenën ku mbahej koncerti. Në podiumin e koncertit, Erën e përcillnin edhe në grup valltarësh koreografik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button