Aksidentohet një autobus në Turqi, 14 të vdekur

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një autobus që qarkullonte në linjat ndërqytetase u rrëzua të dielën vonë në një kanal në provincën Osmaniye, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve nga institucionet shëndetësore të cilat kanë folur në kushte anonime, autobusi transportonte nxënës, prindër dhe mësues.

Shkaku i aksidentit akoma mbetet i panjohur, ndërkohë që të lënduarit menjëherë janë transferuar në një spital lokal për trajtim mjekësor.

Ekipet për shpëtim janë duke kryer një operacion kërkimi nëse ka pasagjerë të cilët llogariten të zhdukur.

Ministri i Shëndetësisë, Recep Akdag vizitoi të plagosurit në spitalin shtetëror në Osmaniye për të parë nga afër situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button