Balotelli refuzoi Chelsean dhe PSG-n

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Chelsea ose Paris Saint-Germain.

Së fundmi, raportohej se menaxheri i gjigantit londinez, Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet me sulmuesin me të cilin punoi tek Inter. Mirëpo, Balotelli, i cili u përmend edhe si objektiv i kampionit të Ligue 1, ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga ‘San Siro’.

“Çdo ditë shkruajnë diçka për mua. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë në PSG? Absolutisht jo”, deklaroi Balotelli për ‘Rai Sport’. 23-vjeçari bëri deklaratat pasi u emërua në ekipin më të mirë të Serie A për sezonin 2012-13 në gala mbrëmjen e zhvilluar në Milano të hënën mbrëma.

Lajme të ngjashme

Back to top button