Plazhi tek Ura e Gurit i shkatërruar, 8,7 milionë denarë ranë në ujë (VIDEO)

Plazhi i qytetit në bregun e majtë të Vardarit, ndërmjet Urës së Gurit dhe Urës Goce Delçev, është tërësisht i shkatërruar. Tani, në vend të plazhit, planifikohen ndërtime të reja. Plazhi mbrapa Parkut të Qytetit, është pranë shkatërrimit.  Qytetarët thonë se as njëri as tjetri nuk është dashur të ndërtohen sepse vendi ku janë ndërtuar nuk është i përshtatshëm as për larje e as për t’u rrezitur, njofton TV21.

Plazhi pranë Parkut të Qytetit është ndërtuar në vitin 2010, ndërsa një vit më vonë, u ndërtua edhe plazhi pranë Urës së Gurit, i cili, tani me vendim të Qytetit të Shkupit u mbyll, 5 vite pasi për të  u ndanë 8,7 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button