Ura e Gurit u ndriçua me të kuqe me rastin e Ditës Ndërkombëtarë për luftë kundër tuberkulozit

Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz në Shkup, së bashku me shoqatat profesionale: Shoqata Mjekësore e Maqedonisë, Shoqata e Pneumoftiziologëve dhe Shoqata e Pediatrisë Maqedonase iu bashkua aktiviteteve të sivjetshme të Partneritetit Stop TB, e cila është një nismë dhe partneritet ndërkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, Zvicër, në lidhje me kremtimin e Ditës Botërore për të luftuar tuberkulozin (TB) më 24 mars 2023, transmeton Portalb.mk.

“Çdo vit më 24 mars, e shënojmë ditën kur në vitin 1882, d-r Robert Koh publikoi zbulimin e bacilit të tuberkulozit. Dita botërore e tubërkulozës është një rast për mobilizimin e përkushtimit poitik dhe social për përparimin e mëtejmë drej eliminimit të TB si barrë e shëndetësisë publike. Viti 2023 do të jetë i rëndësishëm për të gjithë ne të përfshirë në luftën kundër tuberkulozës dhe e njëjta paraqet “vit të shpresës” që të fitojmë mbështetje të plotë, vëmendje dhe energji për moton kolektive “PO! Mund t’i japim fund tuberkulozës”, thuhet në njoftimin e Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz në Shkup.

Më tej nga ky institute kanë thënë se, me moton e sivjetme për ditën e luftës kundër tuberkuozës duhet të tërhiqet vëmendja ndaj këtij kërënimi global, me qëllim të bashkimit të forces kolektive për t’I dhënë fund tuberkuozës deri në vitin 2030.

Partneritet STOP për TB-në filloi për here të parë fushatën në vitin 2017, me çka në fushatat paraprake tërhoqi vëmendjen e mbi 60 qyteteve në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button