Aksident rrugor në Dobroshan, një person humb jetën dy të tjerë lëndohen

Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 22:30 minuta në Dobroshan të Kumanovës.

Pesëdhjetë e pesëvjeçari Goran S. nga Kumanova e humbi jetën, ndërsa dy vëllezërit e tij janë lënduar, automobili “opel kadet” me targa të Kumanovës i cili ka lëvizur në rrugën magjistrale Sveti-Nikoll-Kumanovë në hyrje të Kumanovës në Dobroshan, nga shkaqe të panjohura ka kaluar në korsinë tjetër dhe është përplasur në katër makina të parkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button