VMRO-DPMNE e përshëndeti vendimin e presidentit Ivanov

VMRO-DPMNE kumtoi se e përshëndet vendimin e presidentit Gjorge Ivanov që ta shfrytëzojë mundësinë e paraparë në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për amnisti.

“VMRO-DPMNE ishte partia e parë e cila doli publikisht me qëndrimin se vendimi për abolim nuk është në pajtim me politikat tona. VMRO-DPMNE e para propozoi që katër liderët e partive më të mëdha politike të dërgojnë letër deri te presidenti Ivanov që ta rianalizojë vendimin e sjellë paraprakisht”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Vlerësojmë, theksohet, se me aktin e sotëm jepet mundësi që në sistemin juridik të dëshmohet i tërë konstruksioni i Zoran Zaevit, kundër anëtarëve partiakë dhe aktivistëve të VMRO-DPMNE-së.

LEXO: Faktori ndërkombëtar me qëndrim të prerë: Të tërhiqet plotësisht falja!

LEXO: Ja çfarë thonë nga PSP për tërheqjen e pjesërishme të faljes nga Ivanovi

LEXO: “Abolimi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button