Maradona: Pele i mirë por pas meje

Argjentinasi Diego Armando Maradona nuk ndalet, ai ka nisur përsëri një ofensivën kundër legjendës braziliane Pele.

Maradona dhe Pele konsiderohen si dy më të mirët e futbollit, por argjentinasi nuk është aspak i kënaqur që Pele u nderua këtë vit në ceremoninë e Topit të Artë.

Maradona tha se Pele do të jetë përherë i dyti më i miri – pas argjentinasit.

“Si mund të thonë njerëzit që Pele e ka fituar Topin e Artë përpara meje? Unë e fitova në vitin 1996 nga France Football me motivacionin për kontributin e madh që kam dhënë për këtë sport”.

“Të thuash se Pele është ai që e ka marrë çmimin përpara meje, është një gabim i madh”.

“Për mua, Pele do të jetë gjithmonë i dyti në futboll kur të krahasohet me Maradonan. Madje edhe në vendin e tij, Brazil, Pele është sportisti i dytë më i mirë pas pilotit të Formula 1, Ayrton Senna”, ishin fjalët e argjentinasit Maradona.

Lajme të ngjashme

Back to top button