EULEX ndalon Oliver Ivanoviç

Prokuroria e EULEX-it ndalon për intervistim kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore Oliver Ivanoviç.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi, i cili vetëm konfirmoi se një individ nga Mitrovica veriore aktualisht është duke u intervistuar nga një prokuror i prokurorisë speciale nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës.

Intervistimi i Ivanoviçit vjen pas një operacioni policor që e zhvilloi policia e EULEX-it mëngjesin e të hënës. EULEX nuk beri te ditura krimet per te cilat dyshohet t’i kete kryer Oliver Ivanoviç./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button