Gostivar, “Komunalec” prezanton keqpërdorimet nga ish drejtori Kurtish Salija

Ndërmarrja Publike “Komunalec”, nga Gostivari, ka nxjerr sërish nga arkivi i sajë dokumentacione që tregojnë për keqpërdorimet nga ana e ish drejtorit të kësaj ndërmarrje, Kurtish Salija.

Reagimi i ndërmarrjes “Komunalec”, pason pas një seri akuzash që RDK-ja, i bëri drejtorit aktual të kësaj ndërmarrje, për shfrytëzimin e tenderëve komunal, në emër të firmave të tij.

Sipas udhëheqjes të kësaj ndërmarrje, Kurtish Salija në cilësinë e drejtorit, në më shumë raste ka keqpërdorur mjetet financiare të ndërmarrjes. 

“Në cilësinë e personit të autorizuar, më datë 31.12.2012, nga arka e NP “Komunale” ka ngritur para në vlerë prej 145,247.00 denar, për të cilat në kontabilitetin e ndërmarrjes nuk ka paraqitur asnjë dokument për shpenzimin e tyre. Më vonë, ai këtë shumë e paraqet si avans dhe në periudhën në vazhdim, më datë 31.03.2013 paguan një këst prej 15,000.00 denar dhe me datë 30.04.2013, kthen këstin e dytë prej 6,000.00 denar, ndërsa shuma e mbetur prej 124,247.00 denar edhe sot e kësaj dite ka ngelur e pashlyer”, thuhet në reagimin e ndërmarrjes “Komunalec”. 

Në cilësinë e personit të autorizuar, thuhet në reagimin e  “Komunalec”,  Kurtish Salija, më datë 31.12.2011 nga VISA kartela e ndërmarrjes, tërheq mjete financiare në vlerë prej 50,923.00 denar. “Me datë 31.12.2012 nga po e njëjta kartele bankare tërheq shumën prej 148,989.50 denar, ndërsa po të njëjtën ditë dhe të nesërmen, me datë 01.01.2013 me VISA kartelën e ndërmarrjes i ka mbuluar shpenzimet e festimit të Vitit të Ri në një hotel luksoz në Vlorë të Shqipërisë”, thuhet më tej në reagim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button