“Vrasje nga pakujdesia”, ekipi mjekësor i Maradonës vihet para gjyqit mbi vdekjen e tij

Tetë profesionistë shëndetësorë do të dalin para gjyqit për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona, më 2020, raporton Koha.net. Nuk dihet data e gjyqit, por gjykata ka thënë se nuk fillon para vitit të ardhshëm.

Një raport mjekësor që iu ishte dhënë prokurorëve fillimisht konkludoi se Maradona ishte në agoni për më shumë se 12 orë, nuk mori trajtim adekuat dhe mund të ishte ende gjallë nëse do të hospitalizohej siç duhej, raportoi AP.

Tre gjyqtarë nga një gjykatë apeli në San Isidro konfirmuar akuzat e ngritura nga prokurorët për vrasje nga pakujdesia kundër pjesëtarëve të ekipit mjekësor të Maradonës.

Maradona, i cili fitoi Kupën Botërore me Argjentinën në vitin 1986, vdiq nga sulmi në zemër më 25 nëntor 2020, në një shtëpi jashtë Buenos Aires pas një operimi në tru dy javë më herët. Ai ishte 60 vjeç.

Autopsia e tij tregoi se vdiq nga shkaqe natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button