Spektakli i “nxehtë” i Beyonce dhe Jay-Z (FOTO)

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z u ngjitën në skenë me këngën ‘Drunk In Love’ gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Grammy dhe dhanë një spektakël shumë të “nxehtë”.

Këngëtarja kishte zgjedhur tanga të zeza për të treguar sa më mirë rezultatet e dietës vegane 22-ditore që mbajti muajin e kaluar.

32-vjeçarja e nisi performancën e ulur në një karrike para se në skenë të shfaqej edhe bashkëshorti i saj Jay-Z. Pasi u ngrit nga karrikja, Beyonce nisi të kërcente me partnerin, i cili nuk po kontrollonte dot duart gjatë këngës.

Në të kaluarën, Jay-Z dhe Beyonce kanë bashkëpunuar për hitet e famshme Bonnie & Clyde, Crazy In Love, dhe Déjà Vu.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button