Qoku: Ministria e Kulturës nuk e përfill filmin shqiptar

Vetëm për vitin 2014, Fondi i filmit tregon që 160 milion denarë janë dhënë për filma maqedonas dhe rreth 11 milion për filmat shqiptarë. Kjo nuk i bie as 9 për qind.

Unë nuk e di se me çfarë praktikash evropiane ndahen këto fonde, se si respektohet proporcioni për miratimin e filmit në Maqedoni. Ky ka qenë reagimi i sotëm i deputetit të PDSH-së Bekim Qoku lidhur me veprimtarinë filmike ku shqiptarët mbeten ende në vijën e diskriminimit. Qoku akuzoi Ministria e Kulturës se nuk ka mbështetur asnjë film shqiptar për pjesëmarrje nëpër festivalet e ndryshme ndërkombëtare të filmit.

“Absolutisht duhet të jemi kundër këtij ligji sepse në këtë mënyrë zhvaten subjektet, pra ju merret haraç subjekteve për të financuar një veprimtari që është krejtësisht diskriminuese dhe selektive për sa i për ketë përkatësisë etnike. Por megjithatë, ka mënyra të tjera se si mund të financoheshin filmet në përgjithësi.

Do të merrja shembull pse të mos financohen nga 200 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni. E kemi listën e 200 kompanive, ku dihet që brenda këtyre 200 janë dy a tre shqiptare, po të paktën nga të hyrat vjetore që kanë këto kompani, mundeshin të financojnë filmin sepse dihet që ata bëjnë shumë para edhe me ndihmën e shtetit.

Një mënyrë tjetër do të ishte edhe tatimi progresiv…, tjetër gjë që më shqetëson për këtë ligj, janë që mjetet tu merren lojërave të fatit dhe bastoreve, që zakonisht janë subjekte fati ku shtresa më e varfër e shoqërisë i lënë lekët aty”, tha Qoku i PDSH-së.

“Sa i përket ligjit në fjalë, ne nuk e kemi përkrah ligjin, kemi bë ndryshime  de mendojmë se këto ndryshime janë një rezultat  që tregon angazhimin politik të BDI-së”, u shpreh Behixhudin Shehapi nga BDI.

Me 44 vota pro, 2 kundër dhe 13 të përmbajtur Kuvendi miratoi ligjin për veprimtari filmike, përmes të cilit  parashihet që kësaj Agjencie televizionet kombëtare t’i paguhet 0,9% nga të ardhurat vjetore bruto. 

Lajme të ngjashme

Back to top button