Xhaferi ndau vërtetime për 86 kandidatë që kaluan provimin e jurispodencës

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi ndau vërtetime për 86 kandidatë që kaluan me sukses provimin e jurisprudencës.

“Gjatë ndarjes së vërtetimeve, ministri Xhaferi i uroi kandidatët për dhënien e këtij provimi tepër të rëndësishëm për çdo jurist të diplomuar si dhe u potencoi për rëndësinë e këtij provimi si një mundësi që u hap dyer për ushtrimin e punëve dhe profesioneve të ndryshme si avokat, gjykatës, noter, përmbarues dhe shumë profesione tjera që janë tepër të rëndësishme për funksionimin e një shoqërie”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Përndryshe provimi i jurisprudencës organizohet nga Ministria e Drejtësisë të cilit mund t’i nënshtrohen juristët e diplomuar pas përvojës së caktuar me ligj në pesë afate brenda një viti kalendarik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button