Danielson në Shkup: Shteti kandidat për BE, patjetër duhet të ketë përgjegjësi të plotë

Liderët politik patjetër që ta respektojnë në tërësi Marrëveshjen e Përzhinos dhe parimet bazë të marrëveshjes, siç janë sundimi i ligjit, përgjegjësisë, duke përfshirë edhe zgjedhjet kredibile. Kjo kornizë ngelet kyçe për zgjidhjen e krizës politike, njofton Portalb.

Këtë e ka porositur drejtori i Drejtorisë për zgjerim në KE, Kristijan Danielson, në takimet që i ka pasur me liderët partiak, Prokurorinë Speciale, shoqërinë civile  dhe me ambasadorët e vendeve anëtarë të BE-së.

Ai ka theksuar se nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, menjëherë duhet ta shohin gjendjen në interes të qytetarëve dhe perspektivave euroatlantike.

Ashtu siç thotë Danielson, në interes të të gjithëve është që abolimi apo falja e presidentit Gjorge Ivanov, menjëherë të tërhiqet, transmeton Portalb.

“Në një vend kandidat për anëtarësim në BE, patjetër duhet të ketë përgjegjësi të plotë dhe trajtim të njëjtë përpara ligjeve. Nuk ka hapësirë për mosndëshkim dhe drejtësi selektive”. Tha Danielson.

Ai ka kërkuar që prokurorja speciale, Katica Janeva dhe ekipi i saj, të lejohen ta punojnë punën e tyre, si element kyç i kthimit të besimit në sundimin e së drejtës dhe sistemit gjyqësor.

“Të gjitha forcat politike tanimë kanë gjasë që t’i implementojnë reformat e patjetërsueshme dhe të përgatiten për zgjedhje kredibile. Reformat patjetër të jenë zbatuara nga të gjitha palët. Reformat urgjente prioritare, për të cilat katër liderët përpara janë betuar se do t’i implementojnë, nuk guxojnë të ngelin vetëm deklarative”, tha Danielson.

Ai gjithashtu potencoi se Maqedonisë i duhet dialog gjithëpërfshirës në të cilën do të jenë të kyçur të gjitha segmentet e shoqërisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button