Ministri Xhafeti në takim me Aramopulos në Athinë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në Athinë do të takohet me homologun e tij grek, Dhimitris Avramopulos. Vizita e Xhaferit në Athinë fillimisht është caktuar për në dhjetor të vitit të kaluar, por në moment të fundit është anuluar pasi që Avramopulos ishte në varrimin e Nelson Manedelës. 

Dy ministrat e Mbrojtjes herën e fundit u takuan në tetor të vitit të kaluar, në Bruksel, në margjinat e takimit të Këshillit Veriatlantik të NATO-s dhe vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s por të cilat janë kontributore në forcat ISAF në Afganistan. 

Në takim janë konfirmuar dëshirat për përforcimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërsa bashkëfolësit bashkërisht e konfirmuan edhe vlerën e dialogut në tejkalimin e të gjitha sfidave dhe përforcimin e bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button