Këshilla ‘të papara’ nga një burrë i divorcuar!

Është mëse normale që mendoni se është e pamundur që një burrë i divorcuar të japë këshilla sesi të jesh një bashkëshort, por ky burrë ka kaluar kohë të vështira mjaftueshëm sa për të kuptuar gjërat që me të vërtetë ja vlen të luftosh:

“Këshillat martesore që do të doja ti dija përpara se të martoheshaSigurisht që unë nuk jam një ekspert marrdhëniesh martesore. Por, divorci që përjetova kohët e fundit, më ka bërë të kuptoj rreth atyre gjërave që mund të kisha bërë ndryshe….Pasi humba gruan që dashuroja dhe një martese prej 16 vjetësh, kjo është këshilla që do të doja të kisha marrë…

1 – Kurrë mos hiq dorë nga diskutimet. Kurrë mos hiq dorë nga takimet. Dhe kurrë, asnjëherë mos e merr gruan “si diçka të mirëqenë” në jetën tënde. Kur i kërkove të martoheshit, indirekt i premtove që ti do të ishe “padroni” i zemrës së saj dhe që do ta mbroje pa kushte. Ky është thesari më i madh që do të të besohet ndonjëherë. AJO TË ZGJODHI TY. Kurrë mos e harro këtë, dhe kurrë mos e neglizho dashurinë tënde.

2- MBRO ZEMRËN TËNDE. Ashtu siç je përkushtuar të mbrosh zemrën e saj, me të njëjtën mënyrë duhet të mbrosh edhe zemrën tënde. Duaje veten plotësisht, duaje hapur botën, por mbaj parasysh se është një vend i veçantë në zemrën tënde, aksesin e të cilit e ka vetëm bashkëshortja jote. Ruaje këtë vend të veçantë vetëm për të dhe largo këdo dhe çdo gjë që përpiqet të bëhet pjesë e këtij vendi.

3-Bjer vazhdimisht, vazhdimisht dhe vazhdimisht në dashuri me të. Të dy do të ndryshoni vazhdimisht. Nuk do të jeni të njëjtët persona që ishit kur u martuat. Ndryshimi do bëhet pjesë e juaja dhe do t’ju duhet te ri-zgjidhni njëri-tjetrin Ndryshimi do bëhet pjesë e juaja dhe do t’ju duhet te ri-zgjidhni njëri-tjetrin çdo ditë. AJO NUK ËSHTË E DETYRUAR TË QËNDROJË PRANË TEJE, dhe në qoftë se nuk kujdesesh për zemrën e saj, ajo mund t’ja ofrojë atë dikujt tjetër dhe të heqë dorë përfundimisht nga marrëdhënia që ka krijuar me ty, dhe mund të mos jesh në gjendje ta rimarrësh përsëri atë. Gjithmonë lufto për dashurinë e saj ashtu siç bëre kur po përpiqeshe ta fitoje atë.

4-Gjithmonë shiko më të mirat tek ajo. Fokusohu vetem tek ajo që ti dashuron. Në qoftë se fokusohesh tek ajo që të bezdis, e vetmja gjë që shikon janë arsye për tu bezdisur. Në qoftë se fokusoheni vetëm tek ajo që dashuroni, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe përveçse do “konsumoheni” duke dashuruar. Fokusohuni deri në ate pikë, sa të mos jetë më e nejvoshme të shikoni gjë tjetër përveç atyre që dashuroni tek personi që keni ne krahë. Në këtë mënyrë do e kuptoni se ndiheni burri më me fat që keni ne krah nje grua të tillë.

5-Nuk është detyra jote ta ndryshosh apo ta përmirësosh atë….Detyra jote është ta duash atë ashtu siç është pa pasur asnjë pritshmëri që ajo të ndryshojë. Dhe në qoftq se ajo ndryshon, duaje atë pavarësisht nqs të pëlqen ose jo ndryshimi.

6-Mbaj përgjegjësi të plotë pëe emocionet që ti përjeton… Nuk është detyra e gruas tënde të të bëjë të lumtur, dhe ajo nuk e ka FUQINE të të bëjë të trishtuar. Je përgjegjës për gjetjen e lumturisë tënde personale, dhe përmes kësaj gëzimi që ti përjeton do të “mbushë” jo vetëm marrëdhënien në çift, por edhe dashurinë tuaj.

7- KURRE mos e fajëso bashkëshorten tënde, nqs ti acarohesh me të , sepse ne fakt ka diçka brenda teje që e shkakton këtë gjendje. Ato janë emocionet e tua dhe përgjegjësia jote. Kur provon këto emocione “negative” kthehu në të tashmen dhe kupto se çfarë i shkakton ato. Kujto edhe që ti ke zgjedhur personin që ke në krahë për bashkëshorte sepse është personi më i përshtatshëm për t’i nxjerrë në pah këto ndjenja, në mënyrë që ti jo vetëm ti kuptosh por edhe ti shërosh ato.

8-  Lejoje gruan që të jetë vetvetja. Kur ajo është e mërzitur ose e trishtuar, është detyra jot eta mbeshtesësh atë dhe t’ja bësh të ditur që çdo gjë është në rregull. Bëja të ditur që e dëgjon atë dhe që ajo është ë rëndësishme për ty dhe se ti je jasteku në të cilin ajo gjithmonë mund të mbështetet. Shpirti femëror ka të bëjë me ndryshimin dhe emocionin dhe emocionet e saj do burojnë si stuhi dhe përsa kohë që ti qëndron i palëvizur dhe nuk je paragjykues ajo do të të besojë ty dhe do të të dorëzojë deri edhe shpirtin. MOS U LARGO KUR AJO ESHTE E MERZITUR. Qëndro dhe tregoji asaj që ti nuk po shkon asgjëkundi. Dëgjo atë çfarë ajo me të vërtetë po thotë përtej fjalëve dhe emocioneve.

9-Tregohu “budalla”…mos i merr gjëerat shumë seriozisht. Qesh. Dhe bëj edhe atë të qeshë. Buzëqeshja e bën gjithçka më të lehtë.

10-MBUSH SHPIRTIN E SAJ CDO DITE. Mësoji asaj gjuhën e dashurisë dhe praktikoji ato specifikisht në mënyrë që ajo të ndihet e rëndësishme, e vlefshme dhe e gjallë. Kërkoji asaj të bëjë një listë me 10 gjëra që atë ë bëjnë te ndihet e dashuruar, memorizoje listën dhe shndërroje në prioritetin tënd për ta bërë atë të ndihet si mbretëreshë.

11- BEHU PREZENT. Jepi asaj jo vetëm kohën, por edhe fokusin, vëmendjen tënde dhe shpirtin tënd. Sigurohu që të kthjellosh mendjen tënde në mënyrë që kur të jesh me atë, të jesh PLOTESISHT me atë. Trajtoje atë si klientin më të veçantë, ashtu siç ajo është.

12-Dëshiro ta kesh atë seksualisht, ta kesh atë në mënyrë që ajo të ndjejë prezencën tënde mashkullore, ta “konsumosh” atë dhe ta “gëlltisësh” atë me fuqinë tënde, dhe të penetrosh në skutat më të thella të shpirtit. Bëj që ajo të shkrihet në feminilitetin e saj, sepse ajo e di që mund të të besojë plotësisht.

13-MOS U BË IDIOT…  dhe mos u trem të jesh madje dhe një i tillë. Do gabosh ashtu si edhe ajo. Përpiqu të mos bësh gabime shumë të mëdha, dhe mëso nga ato që bën. Nuk supozohet të jesh perfekt, por thjesht pëepiqu te mos jesh idiot.

14-Krijoji asaj hapësire… Gruaja është kaq e mirë sepse jep dhe jep gjithë kohën, dhe nganjëherë duhet kujtuar që rë kujdeset për veten e saj. Ndonjëherë ajo do të ketë nevojë të shkëputet nga krahët e tu dhe të kuptojë atë që me të vërtetë e ushqen shpirtin e saj, dhe nqs ti i jep asaj hapësirën e nevojshme për të bërë këto gjëra, ajo do të kthehet “me këngë të reja për të kënduar” (ok u bëra pak më shumë seç duhet poet, por e kuptoni se çfarë dua të them besoj.  Kërkoj asaj të ketë pak kohë për veten e saj, sidomos kur të bëheni me fëmijë. Ajo ka nevojë për atë hapësirë që të “rinovohet”, pasi ka rrezik që ajo të humbasë atë që është duke të shërbyer ty, fëmijëve dhe botës.)

15-Bëhu i ndjeshëm…nuk ka arsye pse të jesh gjithë kohën i ftohtë. Shpreh ndjenjat e tua dhe frikërat që ke, si dhe i shkathët për të kuptuar gabimet që bën.

16-BËHU TERESISHT TRANSPARENT. Nqs do që të ketë besim tek ty duhet të ndash CDO GJE me bashkëshorten tënde…SIDOMOS kur vjen fjala tek gjërat që sdo të ndash. Kërkon kurajo të duash plotësisht, të hapësh plotësisht zemrën tënde edhe nqs ke pasigurinë nqs asaj do I pëlqejë apo jo ajo që gjen. Një pjesë e asaj kurajoje e lejon atë që të të dojë plotësisht, si errësirën ashtu dhe dritën brenda teje. HIQE MASKEN. Nqs mendon të mbash një maskë kur je me të, dhe të hiqesh perfekt gjithë kohës, kurrë nuk do të eksperimentosh kuptimin e vërtetë të dashurisë.

17-KURRE MOS NDALONI SE RRITURI SE BASHKU. Moçali i ndotur sjell malarien, lumi i rrjedhshëm është gjithmonë i freskët dhe i pastër. Atrofia është një process natyral në të cilin muskujt ndalojnë së funksionuari, njësoj sikur ti të ndalosh së funksionuari në një marrëdhënie. Gjej synimet e përbashkëta, ëndrrat dhe vizionet për të ecur përpara.

18-MOS U SHQETESO PER PARATE. Paratë janë një lojë, gjej mënyra për të luajtur sin je skuadër në mënyrë që ta fitoni atë. Loja nuk fitohet asnjëherë nqs shokët e një skuadre grinden. Kujdesu që të dy personat te ingranohen njësoj në mënyrë që të fitohet loja.

19-FAL MENJEHERE dhe përqëndrohu tek e ardhmja në vend që të mbash barrën e së shkuarës. Mos lejo që historia jote të të bëjë peng të së shkuarës. Të mbash gabimet si gabimet e tua ashtu dhe të gruas tënde është si një spirancë që të tërheq pas së shkuarës. FALJA ËSHTË LIRI. Hiqe barrën dhe zgjidh të dashurosh.

20-GJITHMONE ZGJIDH TE DASHUROSH. GJITHMONE ZGJIDH TE DASHUROSH. GJITHMONE ZGJIDH TE DASHUROSH. Në fund kjo është këshilla e fundit që të duhet. Nqs ky është parimi kryesor në të cilin mbështeten zgjedhjet e tua,  nuk ka gjë që kërcënon martesën tënde Dashuria kurrë nuk do rreshtë së ekzistuari.

NË FUNDË TË FUNDIT MARTËESA NUK ËSHTË “ NJË FUNDË I  LUMTUR”. Është rreth punës. Dhe një angazhim për tu rritur së bashku, gadishmëria për të vazhduar e investuar në dicka qe mund të durojë përjetësisht. Përmes gjithë kësaj pune, lumturia do të vijë .

Marëtesa është jeta, me uljet dhe ngritjet e saj . Përkrahja e cdo cikli, si dhe të mësuarit rreth të mësuarit , të duash dhe të vlerësosh çdo eksperiencë,  do të jetë forca dhe perspektiva për të vazhduar “ndërtimin”,  një tull në çdo kohë.

Këto janë mësimet që unë i mësova me anë të rrugës së vështirë, këto janë mësime që i mësova shumë vonë.

Këto janë mësime që jam duke i mësuar, dhe që zotohem për ti kryer. E vërteta është, E dashuroj të jem i martuar, dhe  do të martohem përsëri dhe kur ta bëj, do ta ndërtoj atë me një bazë që do të duroj çdo stuhi të çdo kohe.

Nëse je duke e lexuar këtë dhe gjen dituri në dhimbjen time, ndaje atë me burrat e rinjë, zemrat e të cilëve janë të mbushura ende plot shpresë, dhe me ato çifte që mund të njihni, të cilët kanë harruar si të dashurojnë. Një nga ato njerëzit mund të jetë siç unë kam qënë, dhe në këto mësime që unë i  mësova me vështirësi, ndëoshta dicka do të zgjojë në të, dhe ai do të mësoj që të jetë njeriu që gruaja e tij ka qënë duke pritur.

Gruaja që i tha atij “ unë dua” dhe i beson jetën e saj, ka pritur që bashkëshorti i saj të shfaqet.

Nëse jëni duke e lexuar këtë dhe marëtesa juaj nuk është ajo që ju dëshironi që ajo të jetë, merr 100% përgjegjësi për pjesën  që ju takon në marëtese, pavarësisht se ku bashkëshorti juaj është gjithë kohës prezent, dhe nqs anëgazhohet për të zbatuar këto mësime.

Burra- ky është detyrimi juaj: Premtoni që do të jeni një I DASHUR EPIK, nuk ka sfidë më të madhe, dhe nuk ka çmim më të madh. Gruaja juaj e meriton këtë prej jush./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button