Finalen e Kupës e drejton Spirkovski

Federata e Futbollit të Maqedonisë e ka deleguar si gjyqtar kryesor të finales së Kupës së Maqedonisë, Goran Spirkovskin, ndërsa ndeshja do të luhet të hënën me fillim në orën 20:00 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Për Spirkovskin kjo është finalja e tretë që do të drejtojë në ndeshjet finale të Kupës së Maqedonisë, pasi më parë kishte qenë i deleguar në finalen e vitit 2005 dhe atë të 2012. Para katër viteve ai e referoi ndeshjen Rabotniçki – Renova, duel ky që u luajt në Shtip. Së bashku me Spirkovskin do të jenë në vijat anësore edhe Dejan Kostandinov dhe Dejan Nedellkovski, që të dy nga Shkupi.

Gjyqtar i katërt do të jetë Toni Stojanovski, ndërsa gjyqtarë shtesë janë Marjan Eckoski dhe Marjan Markoski nga Ohri. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button