Finalen Shkëndija – Rabotniçki do ta shikoni për 100 denarë

Federata e futbollit të Maqedonisë si organizatore e ndeshjes finale të Kupës dhe klubet pjesëmarrëse Shkëndija e Rabotniçki janë duke bërë përgatitjet finale para takimit vendimtar për trofeun e Kupës që do të luhet më 16 maj (e hënë) në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Nga mbledhja e fundit e përfaqësuesve të gjitha palëve është vendosur që për takimin final për shkak të punimeve në një pjesë të tribunave, të hapen vetëm ajo e Jugut dhe Veriut. Gjithë tifozët nga Tetova apo edhe tjerët që do të jenë në mbështetje të Shkëndijës, duhet të kenë parasysh që të blejnë bileta për në blloqet 5 dhe 6. Blloku 1 dhe 2 do të jenë për tifozë të Rabotniçkit, ndërsa blloqet 3 dhe 4 për shikuesit neutral.

FFM në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse kanë vendosur që bileta të kushtojë vetëm 100 denarë, me atë që çdo person në blerje duhet të tregojë edhe dokument identifikimi. Biletat do të shiten përmes Mk Tickets, në City Mall në Shkup, në biletarinë e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup dhe në Fan Shopin e Shkëndijës në qendër të Tetovës.

Nga Federata e futbollit të Maqedonisë kanë njoftuar klubet pjesëmarrëse në finalen e Kupës, se çdo dëm material i shkaktuar në tribuna, do të kompensohet me dëmshpërblim nga skuadra tifozët e të cilës do të shkaktojnë dëmin.

KF Shkëndija shpreson në mbështetje të madhe nga tribunat dhe anim dinjitoz nga tifozët e saj, në tetntimin për të sjellur në Tetovë trofeun e Kupës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button