1 deri 5 vite burg për ata që do të përhapin urrejtje në rrjetet sociale

1 deri 5 vite burg për personat që përhapin dhe nxisin përmes rrjeteve sociale, urrejtje, diskriminim dhe dhunë në baza etnike, fetare dhe sociale. 

Këtë e parashikon  projektligji i Ministrisë së Drejtësisë që është në procedurë parlamentare dhe këto ndryshime duhet të marrin fillimisht dritën e gjelbër në seancë plenare, për të kaluar më pas në fazën e amendamenteve.

“Ai që përhap përmes sistemit kompjuterik në opinion, material të shkruar racist dhe ksenofobik, fotografi ose një formë tjetër të shprehjes së një ideje ose teorie që ndihmon, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë kundër një personi ose një grupi, në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë së grupit të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, bindjes religjioze ose fetare, dhe bindje të tjera, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, pengesave mentale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, statusit pronësor, gjendjes shëndetësore, ose në ndonjë bazë tjetër të sanksionuar me ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet  me 1 deri 5 vite burg”, thotë neni i ndryshuar i Kodit Penal. 

Projektligji parasheh dënime të ashpra edhe për të gjithë ata që i mohojnë, në baza etnike, racore ose gjuhësore, një qytetari të drejtat e garantuara me Kushtetutë, (neni 417, pika 1). 

Lajme të ngjashme

Back to top button