Me sisteme moderne për energji të pastër

U shënua fillimi i projekteve  për energji të pastër dhe menaxhim industrial. Këto projekte do të realizohen në bashkëpunim të Ministrisë së Ekonomisë dhe USAID-it.

“Në këto pak vite, nga ana e Qeverisë, janë krijuar dhe implementuar projekte në efikasitetin e energjisë dhe në burimet e ripërtëritshme të energjisë, që kanë kapacitetin për të reduktuar nivelin e papunësisë, për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët dhe për të kontribuar në kursimin e energjisë dhe të mjeteve për të”, tha Saraçini, ministër për ekonomi.

Projekti i USAID-it për menaxhim Industrial paraqet një qasje inovative për industrinë e Maqedonisë, sa i përket monitorimit të konsumit të energjisë, menaxhimit dhe identifikimit të masave të mundshme për përmirësimin e tij. Gjithashtu, projekti do të sigurojë zbatimin e parë të standardit ISO për menaxhim me sistemin e energjisë MKS EN ISO 50001, që është miratuar nga Instituti për standardizim në vitin 2011.

“Duke instaluar sisteme moderne për menaxhimin e energjisë, kompanitë do të jenë më mirë në gjendje të rregullojnë konsumin e energjisë dhe të marrin vendime strategjike për të përmirësuar efikasitetin e tyre të energjisë”, tha ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë Paul Wohlers, duke shtuar se kursimet e energjisë në të vërtetë do të thonë kursime të kostos.

I pranishëm në fillimin e punimeve të projektit ishte edhe Vllado Peshevski, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, i cili përshëndeti këtë nismë.

Lajme të ngjashme

Back to top button