Swift: Meshkujt i frikohen suksesit tim

Ylli i muzikës country Taylor Swift, mendon se meshkujt i frikohen suksesit të saj dhe për këtë arsye ajo vazhdon të ketë probleme me romanca.

Krijuesja e hitit “22” e cila konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më të suksesshme në botë dhe që brenda një viti arrin të fitojë mbi 218 milionë dollarë, beson se fama dhe statusi i super yllit po i tremb meshkujt të cilët në një mënyrë ëndërrojnë t’i afrohen.

“Mendoj se fama dhe suksesi po më shkakton probleme në dashuri, pasi shumica e meshkujve që do të dëshironin të më afrohen po i frikohen këtyre dy gjërave”, ka deklaruar Swift për revistën “HELLO!”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button