Kaltrina Selimi nuk i ik stilit të vet

Këngët e shumta e paraqitjet e freskëta me shumë finesë, kanë bërë që këngëtarja Kaltrina Selimi të jetë shumë e dashur nga publiku.

E për ta mbajtur këtë dashuri, ajo është munduar që gjithmonë të vijë me këngë e tekste të zgjedhura me shumë kujdes.

Një të tillë po e pret edhe tani. Këtë e ka bërë të ditur për Tribuna, vëllai i saj, njëherësh menaxheri Kushtrim Selimi.

“Jemi duke punuar të vijmë në treg me risi. E kemi porositur një këngë, tani ka mbetur të shohim a do të dalë ashtu siç po e mendon Kaltrina. Kënga do të jetë me videoklip, por nuk mund të them saktësisht kur do të dalim me risi, pasi që jemi në proces të punës ende”, ka thënë në fillim të bisedës menaxheri i saj…

Lajme të ngjashme

Back to top button