Vardari luan kundër Shkupit në Probishtip

Java e parafundit e sezonit 2015/16 e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll do të luhet të dielën, kur skuadrat kërkojnë dhe pikët që ndoshta do ti japin formë tabelës së kategorisë më të fortë të futbollit të Maqedonisë. Kështu skuadra e Vardarit që kërkon një pikë dhe matematikisht të shpallet kampione, do të luajë 100 kilometra jashtë kryeqytetit pasi u dënua shkaku i incidentit në duelin kundër Vardarit. Kështu pra dueli i javës së 31-të kundër Shkupit dueli do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Probishtip.

Për këtë vendim kryesia e Vardarit papritmas kishte vendosur që dueli të luhet në Probishtip, ku mundë të ndodhë edhe të festohet titulli i dhjetë jubilar i klubit.

Në ndërkohë skuadra e Shkëndijës duelin e saj ndaj Sileksit do ta luajë në stadiumin e qytetit në Gostivar, ndërsa Renova që luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij kampionati do ta luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë kundër Horizont Turnovës, ku do të mësohet se cila nga këto dy skuadar do të mbetet direkt në Ligën e Parë, e kush do të luajë në balotazh.

Ndërkohë skuadra e Rabotniçkit do të luajë në Koçabi kundër Bregallnicës. Të gjitha ndeshjet do të luhen të dielën me fillim në ora 16:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button