Raporti i fundit i transparencës nga Facebook, kërkimi i të dhënave është rritur me 13%!
Raporti i fundit i transparencës, i realizuar nga Facebook, tregon se kërkesat e qeverive në lidhje me të dhënat e përdoruesve në rrjetin social janë rritur me 13% në gjysmën e dytë të vitit 2015.
Këtu përfshihen mesazhet, adresat IP dhe informacionet rreth llogarisë së përdoruesve.
Nga organet në Maqedoni, Facebook ka pranuar 49 kërkesa të cilat lidhen me të dhënat e 40 llogarive në rrjetin sociale. Sikurse bëjnë me dije zyrtarë të Facebookut këto informacione lidhen kryesisht me hetime për raste kriminale.