Paraburgim për pesë manastiras për incidentin në klubin “Rasçekor”

Gjykatësi i procedurës paraprake caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditësh për Gj.T. (36), Gj.F. (23), A.A. (36), K.I. (21) dhe B.S.(29) të gjithë nga Manastiri, të dyshuar për vepra të kryera penale “dhunë”, “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”, dhe “parandalim të personit zyrtar në kryerjen e veprimtarisë zyrtare”, lidhur me incidentin që ndodhi dje në klubin e natës në Manastir, “Rasçekor”, njofton MIA.

MPB sot kumtoi se në Manastir, në rr. “Partizanska”, në klubin e natës “Rasçekor” dje rreth orës 2:15, nga ana e një grupi më të madh të personave, është kryer dhunë , në atë mënyrë që me përdorimin e shufrave dhe gotave të qelqit dhe shisheve kanë filluar të gjuajnë në klub, me çka kanë shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie tek të prnaishmit, të cilët në panikë janë larguar nga objekti.

Nga ana e sigurimit nga agjencia për sigurim, gjatë tentimit që të parandalohen, jan ë sulmnuar fizikisht nga pjesëmarrësit në dhunë me përdorimin e forcës (grushte dhe shkelma) si dhe me shishe , gota dhe shufra metalike. Me dhunën është shkaktuar dëm material prej rreth 100.000 denarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button