Protestë, sindikatat dhe shoqatat e punëtorëve kërkojnë të drejta

Me fillimin e kësaj jave rikthehen edhe protestat e qytetarëve. Një marsh kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve do të organizohet sot nga bashkimi i sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve.

Kësaj proteste përkrahje i ka dhënë edhe levizja “Protestoj”, levizje kjo që javevë të fundit ka organizuar pandërprerë. Protesta e sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve në fakt është protesta tradicionale e një majit, por për shkak të festës së pashkëve, u shty për sot nga sindikatat.

Revolucioni laraman do të rikthehet nesër me marshutën e zakonshme që fillon para Prokurorisë Speciale. Në rrjetet sociale qarkullon edhe një informacion se sot ora 18, para Konsullit të Republikës së Maqedonisë në Toronto do të protestojnë me moto: “Për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike” edhe maqedonasit që ndodhen në Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button