Zhernovski i drejtohet Gruevskit: I dini parregullsitë e “Shkupi 2014”

Dita e pestë e heshtjes së kryeministrit Nikolla Gruevski në lidhje me parregullsitë që u zbuluan në projektin e tij “Shkupi 2014”.

Zotëri Gruevski, mos u fshihni pas prononcimeve dhe reagimeve te VMRO-së. Paraqituni ju para publikut dhe argumentoni dëshmitë e revizionit, se a ka apo nuk ka parregullsi në projektin “Shkupi 2014”, dhe a dini ju gjë për këto probleme? A thua edhe për ju ashtu si për anëtarë e partisë suaj, keqpërdorimi i miliona eurove dhe dëmet nga marrëveshjet për lyerje, për mermer dhe për 11 përmendoret që kap shumën rreth 8 milion euro, janë një shumë e vogël qesharake.

Gjithashtu tani më pesë ditë hesht edhe ministrja e kulturës, nëpërmjet të cili institucion shpërndahen të hollat dhe honorarët për përmendoret.

Zonja Kançevska Milevska, nuk e dinit apo edhe ju i bini rrotull të vërtetës tani para zgjedhjeve, pasi që dolët në një konferencë dhe u munduat që projektin “Shkupi 2014” ta paraqisni si një përrallë patriotike.

Me heshtje po mbrohet edhe skulptorja Valentina Stevanovska, e cila assesi nuk i përgjigjet pyetjes se a është nënshkrimi i saj ai që qëndron në marrëveshjen për përpunimin e përmendores “Voin”. Nëse ajo dëshmon se është e pafajshme dhe se nuk ka marrë honorarë të tilla për përmendoret “Voin” dhe Voin na konj”, ku thuhet se autori ka marrë më shumë se dy milion euro, le të dalë para publikut dhe të tregojë se kush i ka marrë ato para.

Publiku me të drejtë dhe me durim të madh i pret përgjigjet, thuhet në letrën e hapur të kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button