Djali i Thaçit: Hallall i qoftë Shpendit!
Statusi i djalit të Hashim Thaçit, Endritit, në profilin e tij në Twitter ka tërhequr vëmendjen e medieve, të cilat kanë provuar se as fëmijët e personave publikë s’janë të kursyer nga vëzhgimi tyre.
Endrit Thaçi, djali i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar fitoren e Shpendit të Vetëvendosjes në Prishtinë.
“Hallall i qoft Shpendit! “, ka shkruar Endriti në profilin e tij në Twitter.
Nuk ka raporte nëse i ati pajtohet me të birin.