Shkëndija e Duro pësëri barazojnë, Ejupi shkatërroi Renovën

Edhe pse Shkëndija ka dominuar lojën pothuajse gjatë 90-të minutave, në asnjë moment nuk e kishte mundësinë që seriozisht të rrezikojë portën e futbollistëve nga Manastiri, të cilët morën pikë shumë të madhe në Tetovë. 

Shkëndija ka regjistruar barazimin e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit shqiptar, Shpëtim Duro. Skuadra kuqezi tani duhet të përqendrohet në ndeshjen e radhës, e cila do të vjen në sezonin pranveror, kur kuqezinjtë do të kenë përballë ekipin e Makedonija Gj.P. 

Disa raste te Nderim Nexhipit, Muharrem Bajramit e Bunjamin Shabanit, vetëm se ka ngritur atmosferën në tirubuna, ku kishte një numër të vogël shikuesish, e që në fund kanë duartrokitur dy ekipet për lojën e treguar në një fushë shumë të vështirë për të treguar të gjitha kualitetet.

Me këtë barazim Shkëndija nuk ndryshon pozitë dhe mbetet sërish në pjesën e poshtme të tabelës, tashmë me 22 pikë në pozitën e 9-të, po aq sa ka edhe EuroMilku.

Skuadra e Renovës është mundur me rezultat të thellë nga Horizont Turnova (4:0), ndërsa i pamëshirshëm është treguar Muzafer Ejupi, i cili ka shënuar dy herë.

Turnova tani me 31 pikë, po aq sa kanë grumbulluar edhe Rabotniçki e Pelisteri, ndajën pozitën e patë dhe të tretë, ndërsa Renova vazhdon të mbetet e 6-ta me 24 pikë.

Dueli në mes Gostivarit dhe Vardarit është anuluar shkaku i borës së madhe në fushën e blertë, dhe si pasojë e kësaj kjo ndesh je pritet që të zhvillohet nesër.

Rezultatet e xhiros së 18-të
Bregalnica – Euromilk 1:1
Turnova –  Renova 4:0
Metalurgu  – Makedonija Gj.P 1:0
Shkëndija – Pelisteri 0:0
Gostivari  – Vardari (e anuluar)

Lajme të ngjashme

Back to top button