?Zajazi – Shkupi derbi shqiptar i Ligës së Dytë

Liga e parë sot luan ndeshjet e xhiros së fundit të sezonit vjeshtor, me çka përmbyllet një cikël mjaft i vështirë për ekipet shqiptare. Pa dyshim se derbi i javës edhe pse jo si më mirë të radhitura, por do të luhet në mes dy ekipeve shqiptare, Zajazi dhe Shkupi, skuadra që këtë sezon erdhën në këto gara nga Liga e Tretë. Që të dy ekipet e dëshirojnë shumë fitore.

Zajazi si nikoqire pretendon që me sukses eventual të largohet nga pjesa e rrezikshme e tabelës, ndërsa nga ana tjetër Shkupi ka një seri shumë pozitive të rezultateve që dhe ka shtuar ambiciet edhe për pjesën e epërme të tabelës.

Interesante pritet të jetë edhe në përballjen që do të zhvillohet në Autkomandë, ku do të ndajnë mejdanin “Skopje” dhe Teteksi.
Në stadiumin e Bogovinës Drita si vendase pret ekipin e nga Prilepi, Pobeda Junior. Kjo ndeshje ka rëndësi për dy ekipet, të cilat kanë kualitet që të jenë në mesin e ekipeve që pretendojnë kreun e tabelës. 

Dy skuadrat tjera nga rajoni i pollogut, Rrufeja-M dhe Vrapçishti janë mysafire të ekipeve Borec nga  Velesi, gjegjësisht Tiverija e Strumicës.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në orën 13:00: 
“Skopje” – Teteksi, Tiverija -Vrapçishti, Boreci – Rrufeja-M, Lokomotiva – Sileksi, Zajazi – Shkupi, Miravci – Maxhari, Drita – Pobeda J dhe “11 Oktomvri” – Novaci. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button