Skandali me Tony Blair: Nuk shkeli më në Shqipëri, nuk më paguan

Toni Blair nuk do të jetë asnjë ditë në Shqipëri. Skandali është publikuar nga shtypi britanik i cili ka cituar zhgënjimin e Tony Blair me Kryeministrin Rama.

Sipas shtypit britanik që i referohen Tiranës zyrtare “Kryeministria dhe Ministria e Financave sqaruan dje zyrtarisht se me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair nuk është lidhur asnjë kontratë.

Në njoftimin zyrtar të kreut të ekzekutivit, Edi Rama dhe shefit të financave Shkëlqim Cani bëhet me dije se derimë tani, Blair, jo vetëm nuk është paguar asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare por dhe se vetë ai nuk ka kryer asnjë shërbim të kërkuar”.

Burime të opozita.com informojnë seshërbimi që Tony Blair do t’i ofronte Tiranës zyrtare do t’i kostonte shtrenjtë buxhetit të shtetit shqiptar.

Këshilli i Minisrtave sapo ka zyrtarizuar se: “qeveria shqiptare nuk ka lidhur asnjë kontratë me Zotin Tony Blair dhe nuk ka asnjë kontratë të lidhur me ministrinë e Financave, transmeton standardi.

Tony Blair nuk është paguar asnjë qindarkë nga qeveria shqiptare dhe deri më sot nuk ka kryer asnjë shërbim të kërkuar nga qeveria shqiptare. Nuk janë kryer pagesa dhe deri më tani nuk parashikohen. Zotit Blair nuk i është kërkuar të kryejë asnjë shërbim deri më sot nga qeveria shqiptare. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, vizitë për të cilën qeveria shqiptare nuk ka paguar asnjë qindarkë, Tony Blair dhe Kryeministri Rama kanë folur në parim mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen, por deri më sot nuk ka patur asnjë bashkëpunim të materializuar në ndonjë kontratë. Në Ministri të Financave nuk është depozituar asnjë kërkesë e tillë”.

Zyrtarish pra merr fund show televiziv mbi kujdestarinë dhe qeverisjen në hije nga Tony Blair. Ish kryeministri Blair është ndjerë i përdorur nga kryeministri Rama dhe mediat që ai kontrollon.

Lajme të ngjashme

Back to top button