Cole fiton betejën ligjore me “X Factor”

Cheryl Cole më në fund ka fituar betejën ligjore me bosët e spektaklit “X Factor”.

30-vjeçarja këto ditë ka fituar plot 1.4 milionë funte si dëmshpërblim nga producenti Blue Orbit, i cili dy vjet më parë e kishte shkarkuar nga paneli duke shkelur rëndë kontratën e nënshkruar në vitin 2010.

Krijuesja e hitit “Call My Name” në fillim të këtij viti kishte ngritur padi kundër producentëve të spektaklit, të cilët i kishin mbetur borxh një shumë të majme të hollash dhe nuk i kishin paguar 1.1 milionë funte nga edicioni i dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button