Shqiptarët ?lobojnë? që Erdogani të ri-zgjedhet person i vitit

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, një mik i mirë i kryeministrit Kosovar Hashim Thaçi mund të bëhet ndër të paktit persona në botë që ka zënë ballinën e revistës “TIME” duke qen personi i vitit. Ai është deri tash më i votuari nga personalitet që ka paraqitur revista në sondazhin e saj në internet.

Fituesi i kësaj ankete do të zgjidhët me 6 dhjetor nga redaktorët e kësaj reviste, të cilët lejojnë marrjen pjesë të lexuesve duke votuar online.

Erdogan deri tani ka 15.9% të votave, dhe nëse fiton krejt garën, do të shpallet nga revista si “Personaliteti i viti 2013”.

Gjatë vitit 2011 kryeministri Erdogan kishte zënë vendin e parë duke lënë mbrapa figurat si Lionel Messi me dyfishin e votave më shumë, kurse tash me shumë pak vota diferencë prapa tij qëndron udhëheqësi egjiptian i grusht-shtetit , Gjenerali El-Sisi. Në garë është edhe Papa Franqesku, por ai larg dy liderëve të shteteve islame mbetet me mbi 150 mijë vota.

Linku për të votuar Erdoganin është shpërndarë kohët e fundit edhe nga shumë shqiptarë nëpër rrjetet sociale, dhe kryesisht në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button