Uni im

‘Ti duhet të më harrosh
sepse nuk mundesh të më kesh’
rrodhën fjalët e tua si ujë akullnajash 
nëpër shpirtin tim llavë
më përkëdhel flokët
dora jote madhështore
më fshin lotin
derisa rrotullohem nëpër këmbët e tua
me fytyrë serioze më flet fjalë shkëmbinj
që bien dhe zhagmiten nëpër lëkurën time
e pabindur nuk dorëzohem
edhe pse fjalët më ngecin në fyt,
sa lehtë është të të dojë njeriu
sa vështirë të rin pa ty..

thonë dashuria është si lufta
fillohet lehtë, por vështirë ndalet
je uni im,
më thuaj pra, a harrohet vetja?

Lajme të ngjashme

Back to top button