Nga viti i ardhshëm dokumentet e humbura do të paraqiten në MPB dhe FSSH

Qytetarët maqedonas nga fillimi i vitit të ardhshëm do të mund që letërnjoftimet që rezultojnë të humbura, patentë shoferin, pasaportën dhe kartelën shëndetësore t’i shpallin të pavlefshme në MPB, apo njësitë rajonale në FSSH. 

Për këtë ka informuar sot Toni Trajanov, drejtor i Gazetës zyrtare të Maqedonisë në një bisedë për MIA. 

“Në nismën tonë, një vit e gjysmë në MPB punojmë në mundësinë për lehtësim të publikimit të dokumenteve të humbura, apo letërnjoftimeve, pasaportave, lejeve për vozitje. 

Duam të ndryshojmë tërë mënyrën e publikimit të dokumenteve, ashtu që qytetarët do të mund të paraqesin humbjen eventuale të dokumentit në sportelet e MPB-së që i jep këto dokumente. 

Në të njëjtin moment aty qytetarëve do u jepet numër i dokumentit të humbur dhe do të plotësojë dokument që të mund të bëhet publikimi. Është kjo edhe një shkurtim i procedurës dhe lehtësimit për gjithë qytetarët, veçmas për ata që jetojnë jashtë Shkupit”, ka thënë Trajanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button