Xhaferi u takua me përfaqësuesit e Komisionit për përgatitjen e Kodit Civil

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi sot realizoi takim me përfaqësuesit e grupeve të veçanta të Komisionit për përgatitjen e Kodit Civil.

Në këtë takim u diskutua për vijimin e deri tanishëm të përgatitjes së Kodit Civil, i kuptuar si sistem i vetëm i normave civile – juridike, për pengesat në kuptim të kodifikimit, si dhe afateve deri në përfundimit e tij.

Ky komision udhëhiqet nga kryetari Gale Galev, ndërsa anëtarë të këtij komisioni janë profesorë dhe ekspertë të lartë të shkencave juridike në vend, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm profesorë dhe ekspertë nga jashtë.

Ministri Xhaferi theksoi që, në përputhje me dinamikën e të punuarit të anëtarëve të këtij komisioni, koha optimale për përfundimin e këtij Kodi civil te jetë muaji qershor 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button