Ahmeti takon Ambasadorin Holandez: Kriza tejkalon kufijtë e Maqedonisë 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka priti sot në selinë e BDI-së në Tetovë ambasadorin holandez në Maqedoni,  Wouter Plomp.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Plomp diskutuan rreth krizës politike në vend dhe mundësive për tejkalimin të situatës së rëndë politike.

Ahmeti ritheksoi që vendimi i Ivanovit është i papranueshëm dhe duhet të tërhiqet menjëherë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit, ndërsa konsideron që këtë situatë mund ta zgjidh vetëm vullneti qytetar i shprehur në zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.  Vendi po përjeton ditë të vështira dhe është përgjegjësi e të gjitha partive politike që të angazhohen për ti dhënë fund kësaj krize e cila po cenon përditshmërinë e qytetarëve dhe aspiratat Euroatlantike të vendit. Kriza aktuale tejkalon kufijtë gjeografik të vendit, prandaj liderët e përgjegjshëm duhet me syçeltësi ti ndjekin zhvillimet dhe me sinqeritet ti rreken punës për ta nxjerr vendin nga kriza”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Hahaha sa kum qesh. Bdi sillet sikur eshte Opozit, ndersa vete Ajo eshte krijuesi i krizes dhe pjesmarres numer 1 ne krijimin e krizes….
    Cfare hipokrizie!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button