Titulli mund të vendoset në javën e fundit

Pas përfundimit të javës së 27-të, ka përfunduar edhe rrethi i tretë i kampionatit të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, dhe tani më pason ndarja e në dy grupe, atë të “Play Off”-it , ekipet që garojnë për titullin e kampionit dhe pozitat që dërgojnë në Evropa Ligë, si dhe e “Play Out”-it, ku ekipet do të kërkojnë mbetjen në Ligë, ndërsa një prej tyre do të luajë në balotazh dhe dy kalojnë në rang më të ulët. Në grupin e parë bëjnë pjesë gashtë ekipe, Vardari, Shkëndija, Sileksi, Shkupi, Rabotniçki dhe Bregallnica, ndërsa pjesën e dytë e përbëjnë katër ekipe, Horizont Turnova, Renova, Metalurgu dhe Mlladost CD. Ekipet ndeshjet e para të rrethit të katërt i luajn që nga e mërkura.

Në bazë të orarit, dy ndeshjet më interesante mund të jenë pikërisht në javën e fundit të sezonit, kur në Shkup mund të vendoset për titullin, edhe atë në stadiumin “Filipi i Dytë” takohen Rabotniçki – Vardari, ndërsa Shkupi do të luajë në Kërçovë kundër Shkëndijës. /Portalb.mk/

Në fazën e “Play Off” orari është ky:

Java e 28-të, (20.04.2016): Sileksi – Shkupi, Shkëndija – Rabotniçki dhe Vardari – Bregallnica.

Java e 29-të (24.04.2016): Vardari – Shkëndija, Bregallnica – Shkupi dhe Rabotniçki – Sileksi.

Java e 30-të (30.04.2016): Shkupi – Rabotniçki, Shkëndija – Bregallnica dhe Sileksi – Vardari.

Java e 31-të (08.05.2016): Shkëndija – Sileksi, Vardari – Shkupi dhe Bregallnica – Rabotniçki.

Java e 32-të (19.05.2016) Shkupi – Shkëndija, Rabotniçki – Vardari dhe Sileksi – Bregallnica.

Në fazën e “Play Out” orari është ky:

Java e 28-të (20.04.2016): Renova – Metalurgu, Horizonti – Mlladosti.

Java e 29-të (24.04.2016): Horizonti – Renova dhe Mlladosti – Metalurgu.

Java e 30-të (30.04.2016: Renova – Mlladosti dhe Metalurgu – Horizonti.

Java e 31-të (04.05.2016): Metalurgu – Renova dhe Mlladosti – Horizonti.

Java e 32-të (08.05.2016): Renova – Horizonti dhe Metallurgu – Mlladosti.

Java e 33-të (15.05.2016): Mlladosti – Renova dhe Horizonti – Metallurgu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button