Morena Taraku, tani edhe në muzikë?

Bukuroshja shqiptare, fituesja e Miss Kosova 2010, Morena Taraku, si duket ka vendosur që të hyjë në industrinë e muzikës.

Morena, e cila shquhet si një prej femrave më të bukura shqiptare, është duke e shqyrtuar hyrjen në muzikë dhe do të tentojë që talentin e saj ta konkretizojë me disa projekte.

Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se Morena veç se është vendosur për të hyrë në muzikë dhe se ajo tashmë po punon në projektet e radhës.

Ajo madje ka zgjedhur edhe kompaninë me të cilën do të punojë. Bëhet fjalë për kompaninë e re që së shpejti do të dalë në publik, kompania muzikore “elephant”.

Morena Taraku njihet si një prej fytyrave më të bukura të ekraneve televizive shqiptare. Ajo pas suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e modës dhe atë të televizionit, si fytyrë e shumë reklamave, do të provojë që të shndërrohet në një yll muzikor, transmeton Telegrafi.

Morena është fituese e Miss Kosova 2010, teksa ka marrë pjesë në Miss Earth 2010. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Miss Ëorld 2012 dhe ishte edhe prezantuese e Video Festit Muzikor, teksa ka qenë edhe imazh i kompanisë DigitAlb.

Lajme të ngjashme

Back to top button