Lidhjet nga largësia janë më të lumtura

Lidhjen nga largësia nuk është e lehtë ta mbash, mirëpo largësia fizike nuk do të thotë patjetër edhe largësi midis partnerëve. Në të vërtetë, ekspertët konstatojnë që ndërmjet partnerëve në këto lidhje ekziston një afërsi më e madhe emocionale.

Është interesante që rezultatet e hulumtimeve të bëra në universitetet në Ontario dhe Jutah kanë vënë në pah që “largësia e madhe pikërisht do të thotë edhe më shumë intimitet, më shumë komunikim dhe më shumë kënaqësi”.

Rezultatet kanë treguar që çiftet të cilët mbajnë lidhje nga largësia janë të kënaqur njësoj si edhe ato çifte të cilat jetojnë në të njëjtin vend dhe takohen shpesh.

Ka të tillë që konsiderojnë se lidhja nga largësia nuk është lidhje e sinqertë, ndërkaq ekspertët e kësaj fushe konsiderojnë që largësia fizike midis partnerëve shpesh mund të krijojë efekt pozitiv dhe t’i kontribuojë lumturisë së partnerëve.

“Sa më e madhe të jetë largësia midis partnerëve, ata edhe më shumë përpiqen ta respektojnë njëri-tjetrin, të krijojnë kënaqësi, intimitet dhe komunikim të mirë të lidhjes”, thotë psikologia Karen Blair.

Si arsyetim për lidhjen e këtillë, Blair thekson edhe atë që partnerët nuk janë fizikisht bashkë do të thotë që duhet patjetër të përpiqen të krijojnë interaksion në mënyrën tjetër, nëse dëshirojnë që lidhja të mbijetojë.

Largësia fizike “i detyron të punojnë në disa aspekte të tjera të lidhjes, të cilat çiftet që fizikisht ndodhen afër njëri-tjetrit shpesh i bëjnë sipërfaqësisht dhe i nënçmojnë”, thotë Blair. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button