A do të suspendohet tani stadiumi “Filipi i Dytë”?

Ka kaluar shumë pak kohë nga incidenti që ndodhi në stadiumin e Çairit, kur u përballën Shkupi dhe Vardari. Dhe historia po përsëritet përsëri, disa mediume, apo më mirë thënë portale që nuk kanë vlerë, vrapuan me shpejtësi të bëjnë tituj bombastik, “U linçuan futbollistët”, “U boksuan dhe u rrahën me hekur fytyrës”, “Mezi nxorën kokën e gjallë”, e shumë tituj që sot mbetën vetëm histori, por që në fakt nuk kishte qenë ashtu. Po incident kishte, po tentuan të sulmohen futbollistët, por gjithçka u ndal në vijën fundore dhe me intervenim të shpejtë të kryesisë dhe sigurimit, të gjithë dolën gjallë e shëndosh. Bile të përkujtojmë se brenda në stadium ishte kryesia më e ngushtë e vardarit dhe me shumë mysafirë të tjerë që nuk ishin shqiptarë, e të cilëve u ishte garantuar siguri e plotë dhe nuk ju mungoi asnjë qime e kokës. Por e pamë se çka ndodhi sot.

Pse nuk u përsëritën sot tituj të tillë?Vallë nuk paskan vlerë kokat e kreut më të lartë të një skuadre shqiptare. Kryesia e Shkëndijës, me kryesinë më të lartë të FFM-s dhe me disa mysafirë tjerë, mezi shpëtuan kokën. Ata desh i hëngrën të gjallë, edhe ata nuk i ruajti askush. Njëjtë kishte ndodhur edhe me kryesinë e FC Shkupi, kur në 9 gushtin e vitit 2015 ishte mysafire në këtë stadium.

Dhe për të të ardhur keq e për të qarë nga e keqja, titulli i asaj kohe i këtyre partalleve që janë kryekëput të KF Vardarit kishin thënë se: “Kryesia i provokoi tifozët, pasi festuan golin e barazimit”!!! Vallë kur shënon ekipi i zemrës duheshka të shajmë e të çajmë. Pikërisht në ndeshjen e fundit në Çair, ende pa përfunduar ndeshja kërkuan të gjitha mediumet që stadiumi të suspendohet dhe të mos ketë futboll, por harruan se sot edhe një herë sikurse që ndodhë gjithmonë, gjatë 90 minutave nuk kishte tifoz që anuan për klubin e tyre, por “Komiti”, që njihen si huligan, shanë për gjithë kohës në bazë nacionale. Tani duhet pyetur haptas Federatën e Futbollit të Maqedonisë, a do të suspendohet stadiumi “Filipi i Dytë” dhe a do të dënohet klubi i Vardarit në mënyrën më të ashpër? Mos harroni se sot në asnjë moment klubi qe kishte spikerin e vet në ndeshje nuk kërkoi nga tifozët e tyre që të ndalen sharjet dhe fyerjet. FFM nuk duhet të jetë për dikë nënë, e për dike njerkë. Vardari patjetër duhet të dënohet./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button