A i duhet përkthyes për serbishten ministrit Blerim Bexheti? (VIDEO)

Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti nuk ka përdorur përkthyes në fjalimin e tij në Budva të Malit të Zi, në forumin dyditor “BE-Ballkani Perëndimor”.

Ai ka folur për reformat gjyqësore duke kombinuar maqedonishten me serbishten.

Dëgjoni se si shprehet ministri, dhe mbase do të ishte më mirë të kishte përdorur përkthyes.

Në fjalimin e tij ministri Bexheti iu rikthye reformave në legjislacionin penal të cilat i ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë deri më tani. 

“Fokusi, si dhe një ndër sfidat tona gjatë periudhës së ardhme, do të jetë zbatimi i suksesshëm i Ligjit i cili paraqet reformë thelbësore në rregullimin e procedurës penale, për shkak së cilës u siguruan parakushte për implementimin e tij të suksesshëm si në nivel normativ ashtu edhe në nivel institucional, si dhe forcimin organizativ dhe funksional të kapaciteteve të prokurorisë publike” ka thënë mes tjerash Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button