Renova ende pa përforcime

Derisa numër i konsiderueshëm i ekipeve kanë filluar të sjellin përforcimet e para në radhët e veta, skuadra e Renovës ende nuk ka bërë asnjë lëvizje. Të gjithë futbollistët dhe stafi punues janë në pushim të merituar, por drejtuesit e klubit janë duke menduar për freskimin e ekipit. 

Trajneri i ekipit Qatip Osmani ka thënë se ekipi ka nevojë për futbollistë të rinj, por përmendur se kush janë emrat. “Kemi nevojë për freskime në repartin e mesfushës dhe të sulmit, por këtë do ta diskutojmë gjatë javës që vjen” ka thënë Osmani.

Grumbullimi i parë pas pushimit dimëror do të ndodhë më 10 janar, kur ekipi do të fillojë fazën e parë përgatitore. 

Renova në sezonin vjeshtor nga 19 ndeshje grumbulloi 27 pikë duke u pozicionuar e gjashta në renditje. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button