Tetova i sjell fat Shkëndijës, Vardari dridhet në Kratovë (FOTO)

Befasia e kampionatit ndodhi në Kratovë ku skuadra e Silekksit ka arritur të marrë tripikëshin e madh duke e mundur me rezultat 3:2 kampionin aktual dhe lider të tabelës Vardarin. Kjo ka bërë që Shkëndija të afrohet vetëm në dy pikë diferencë, pasi që njëkohësisht e ka mundur ekipin e Renovës me rezultat 3:1 në derbin e qytetit në Tetovës.

Në stadiumin e Tetovës ishin mbedhur më shumë se 11 mijë shikues për të parë ekipet e zemrës pas një viti pauze.

Në ndeshjet e tjera, Shkupi barazoi 2:2 me Bregallnicën në ndeshjen e luajtur në Kerçovë, Rabotniçki mposhti Horizont T dhe Metalurg fitoi ndaj Mlladost CD 2:0.

Shhkupi duje festuar golin e avantazhit
Shhkupi duje festuar golin e avantazhit

Vardari vazhdon të mbajë pozitën e parë me 64 pikë, Shkëndija 62 ndërsa i treti radhitet Sileksi me 40 pikë, pason Rabotniçki me 36 dhe Shkupi 35 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button