Shkupi kundër Bregallnicës në Kërçovë

Tani më kur është mësuar zyrtarisht se stadiumi I FC Shkupi në Çair është suspenduar për të zhvilluar ndeshje për ekipin nikoqir, skuadra e Shkupit është i detyruar që ndeshjet e mbetura të sezonit ti luajë në fushë neutrale.

Për ndeshjen që shkupi të dielën (10.04.2015) do të luajë kundër Bregallnicës, është vendosur që si nikoqire të luajë në stadiumin e qytetit në Kërçovë.

Të përkujtojmë se stadiumi i Shkupit u suspendua pas incidenteve që ndodhën në duelin derbi Shkupi – Vardari. Komisioni disiplinor ende nuk ka vendosur sa ndeshje do të jetë Shkupi i dënuar, për çka kanë kërkuar kohë që të merren për bazë të gjitha dëshmitë dhe do të japin deklaratë përfaqësuesit e dy klubeve.

Sipas informatave që ka arritur të siguroj Portalb, mësohet se në orët e pasditës do të vendoset në do të lejohet të ketë shikues në këtë ndeshje, pasi që incidentet u përsëritën edhe gjatë ditës së djeshme gjatë dhe pas ndeshjes Shkëndija – Sileksi. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button