Gjykata shpall fajtorin e vdekjes së Paul Walker

Gjyqi për akuzën e ngritur ndaj kompanisë Porsche, për vdekjen e Paul Walker, më në fund ka dhënë një përgjigje nëse kompania është fajtore apo jo për vdekjen e aktorit në vitin 2013.

Gjykata ka vendosur se aksidenti i ndodhur nuk ishte shkak i mosfunskionimit të makinës Porsche, prandaj akuzat ndaj kompanisë janë të pavlefshme.

Sipas gjyqtarit që u mor me çështjen, pretendimi për defektet në dizenjimin e makinës në vitin 2005 është i gabuar dhe i pambështetur me fakte.

Të gjitha akuzat e ngritura nga avokatja në mbrojtje të Paul Walker u hodhën poshtë nga gjyqtari i cili pohoi se për asnjë prej tyre nuk kishte prova të vlefshme, raporton Tmz.com, transmeton RevistaClass.

Edhe vajza e aktorit, Meadow ka ngritur akuza ndaj kompanisë së Porsche për vdekjen e të atit , megjithëse ende nuk ka një përgjigje zyrtare për vendimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button