5 gjërat nga të cilat meshkujt heqin dorë për gruan e vërtetë

Edhe meshkujt janë të gatshëm të bëjnë kompromis nëse konsiderojnë se e kanë gjetur gruan e jetës së tyre. Kur do t’ju ndeshen zaret se do t’ju vijë femra e vërtetë në jetë dhe kur do të duan ndryshime, ndryshimet për to do të jenë evidente. Nga çfarë do të heqë dorë secili mashkull për shkak të gruas së vërtetë?

Egon
Egoja mashkullore është më e shprehur në vitet e njëzetta të tij dhe pikërisht këtu duhet të qëndrojë. Me kalimin e viteve vjen edhe vetëdija se ka akoma më shumë gjëra që duhet t’i mësojnë, ndërsa gruaja e vërtetë ua sjell atë perspektivë dhe pikëpamjen ndryshe ndaj jetës.

Nevojën për të pasur gjithmonë të drejtë
Zënkat e vogla nuk janë diçka jonormale. Në situatat e këtilla çiftet duhet të jenë më fleksibilë dhe të gatshëm për kompromise, në të kundërtën do të krijohen probleme të mëdha.

Papjekuria
Neveria ndaj romantikës është diçka e cila duhet të mbesë në vitet e adoleshencës. Kur të ndërtoni një marrëdhënie të shëndoshë pa tjetër duhet ta rregulloni qasjen tuaj ndaj gjërave. Çiftet e suksesshme funksionojnë shumë mirë edhe si ekip edhe si individë.

Të menduarit afat-shkurtër
Në ditët e rinisë kanë jetuar sot për sot, por sapo të takojnë gruan e jetës së tyre, atëherë fillon koha kur duhet të mendojnë më gjatë. Femrat e dijnë se sa e vështirë është të planifikohet jeta me dikënd i cili nuk ka asnjë plan dhe as që mendon për veten e tij.

Veset e këqija
Ndoshta pinë shumë duhan, alkool, nuk kujdesen për shëndetin, harxhojnë para për gjëra të kota… Gruaja e vërtetë nuk do t’i lëshojë kriteriumet e saj të larta, pa dallim asaj se sa e don këtë partneri i saj. Prandaj ato do të bëhen të përgjegjshëm dhe stabilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button