Shkëndija kërkon ti kthejë borxhin Sileksit

Sot në ora 16:00, do të zhvillohen ndeshjet e javës  së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, Shkëndija luan për herë të fundit si nikoqire jashtë Tetovës, ndërsa Shkupit në cilësinë e mysafirit udhëton drejt Turnovës. Renova këtë javë është nikoqire e Mlladost CD.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje interesante, ku synojmë të marrim tre pikëshin për të ruajtur gjendjen të cilën po e kalojmë për momentin nga java në javë. E dimë se pikërisht kundër Sileksit kemi humbur tre pikë në ndeshjen e fundit dhe mendoj se Sileksi na ka borxh për të kthyer atë tre pikësh me një kosto më të lartë. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e fortë, normal Sileksi me pozitën që ka në tabelë është i treti dhe meriton respekt”, deklaroi Artim Pollozhani.

Edhe nga Shkupi që në ndeshjen e  fundit pësoi disfatë minimale dhe të pafat nga Vardari për ndeshjen në fjalë ka folur mesfushori Fiznik Zuka i cili shpreson që skuadra të marrë rezultat pozitiv dhe të afrohet sa më shpejt deri te pikët që do të vulosin kualifikimin në mesin e gjashtë ekipeve më të mira për të siguruar “play-off”-in.

Fisnik Zuka (8) dhe Bujamin Asani (22)
Fisnik Zuka (8) dhe Bujamin Asani (22)

“Sigurisht se udhëtojmë për në Turnovë për të rikthyer serinë pozitive. Nuk dëshirojmë të mendojmë për atë se çka ndodhi në ndeshjen e fundit, pasi që kemi punë për të vulosur sigurimin e pjesëmarrjes tonë në “play-off”. Kishim pak kohë për tu rikuperuar pas ndeshjes me vardarin, por besojmë se është e mjaftueshme për ne si futbollistë profesionist. Kjo është një javë e ngjeshur pasi luajmë tri ndeshje në brenda shtatë ditëve, andaj do të mundohemi të nxjerrim më të mirën në duelet e fundit që na presin”, ka thënë Fisnik Zuka.

Dyshet e javës së 25-të: Horizont T – Shkupi, Shkëndija – Sileksi, Renova – Mlladosti, Bregallnica – Metalurgu fillojnë në orën 16:00, ndërsa në ora 18:00 luajnë Vardari – Rabotniçki. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button