“Ballistët” mund të udhëtojnë në Shkup

Java e 24-të, do të nisë me ndeshjen e dytë derbi, kur të shtunën në stadiumin Arena “Filipi i Dytë”, do të udhëtojë skuadra e Shkëndijës nga Tetova, e cila po vazhdon të mbajë hapin me liderin e tabelës Vardarin.

Për këtë ndeshje kryesia e klubit nga kryeqyteti nuk planifikojnë të bëjnë ndonjë ndryshim, sa i përket udhëtimit të tifozëve mysafir.

Për mediat në gjuhën maqedonase është prononcuar drejtori sportiv i Rabptniçkit, Ivan Popovski, i cili ka thënë se për ta nuk paraqet problem prania e tifozëve të Shkëndijës “Ballistët”.

“Nga ana jonë nuk ka asnjë problem që të vijnë simpatizant të klubit nga Tetova. Në fakt kështu ka qenë edhe më herët kur e kemi mysafire Shkëndijën. Motoja jonë është se secili që paguan biletë mundet që të merr pjesë në ndeshjet që ne jemi organizator. Do të kontaktojmë edhe kryesinë e Shkëndijës, që të mësojmë nëse ata organizojnë tifozë të tyre dhe sa do të jetë numri i pjesëmarrësve. Dëshirojmë që kjo ndeshje të jetë vërtet një derbi i mirë, me një shikueshmëri solide kur flasim për futbollin në Maqedoni”, ka thënë Popovski.

Ndeshja Rabotniçki – Shkëndija luhet të shtunën me fillim në ora 16:00. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button